Zamira Durdaj me “dorë të hekurt”: Të ngrihet akuza për vrasje për Mediun

8 Shkurt 2023 | 21:31

Zamira Durdaj, zonja e cila humbi të birin në tragjedinë e Gërdecit tha në “Now me Erla Mëhillin” se duhet ngritur një akuzë për vrasje ndaj Fatmir Mediut, asokohe ministër i Mbrojtjes.

“Nuk është një shpërdorim detyre i thjeshtë. Shpërdorim detyre mund të quhet për çdo gjë, për korrupsion, për shpërdorimin e parave publike e të gjitha, por shpërdorim detyre me vrasjen e 26 jetëve, këtë akuzë nuk e pranoj dot,” – u shpreh Durdaj.

Ndërkohë, sipas Mediut, procesi është në kundërshtim me ligjin dhe thekson se hetimet kanë provuar se ai nuk ka asnjë përfshirje në veprimtari korruptive. Deputeti thekson se rinisja e hetimeve është stisur politikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026