“Janë 100 persona aty”- qytetari turk shpërthen ndaj qeverisë: Kishin 20 vjet që…
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të mërkurë pranë rrënojave të një pallati të shembur në Adana, ku dyshohet se kanë humbur jetën 100 persona.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Ardit Hoxha, një qytetar turk shprehu zhgënjimin e madh ndaj qeverisë dhe autoriteteve. Ai tha se qeveria kishte më shumë se dy dekada kohë që t’i kontrollonte të gjitha banesat që ishin jashtë standardeve.
“Ndoshta kjo ndërtesë është e ndërtuar jashtë standardeve. Por qeveria jonë kishte të gjithë kohën e nevojshme, më shumë se 2 dekada, që të shihte nëse këto ndërtesa janë në standarde. I kërkoj ndjesë të gjithë njerëzve që i kam besuar qeverisë time”, tha qytetari.
Ai shtoi se kanë frikë të kthehet në shtëpi dhe se po jeton në rrugë në mes të të ftohtit.
“Ne jemi këtu, kemi frikë të shkojmë në shtëpi. Kemi marrë batanije për tu ngrohur. Banesa është në gjendje të mirë, por ne kemi frikë të kthehemi. Nuk e dimë nëse mund të kthehemi apo jo në banesat tona. Njoh shumë njerëz të kësaj lagjeje. Njoh njerëz që kanë të afërmit aty në ato rrënoja. Në fillim mendohej për 100 persona që kanë qenë brenda asaj ndërtese, shumicën prek tyre e kanë nxjerrë, por fatkeqësisht kanë qenë të vdekur”, tha qytetari turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar