Gërryenin basenin e lumit Zezë, 3 persona të shpallur në kërkim
Disa shtetas që gërryenin basenin e lumit Zezë, në fshatin Verjon, Fushë Krujë, për të marrë inerte nga lumi janë shpallur në kërkim.
Personat përgjegjës së bashku me bashkëpunëtorët që me armë gjahu kërcënuan grupin e xhirimit që po i filmonte do të ndiqën penalisht.
E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç janë shpallur në kërkim.
A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit), po hetohen për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.
Në kuadër të këtij rasti hetimet kanë nisur edhe për E. B. dhe F. Sh. (punonjës të IKMT-së, Drejtoria Rajonale Durrës). Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke qenë se janë përgjegjës për monitorimin e zonës.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme