SHBA ofron 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

10 Shkurt 2023 | 07:10

Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka konfirmuar se do të japë 85 milion dollarë ndihmë urgjente humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues.

Kjo vjen pasi mbi 40 vende u zotuan të ofrojnë ndihmë për të dy vendet, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, të cilët janë në luftë.

“USAID po ofron ushqim dhe strehim urgjent për refugjatët dhe njerëzit e sapo zhvendosur, furnizime dimërore për të ndihmuar familjet të përballojnë të ftohtin, shërbime kritike të kujdesit shëndetësor për të ofruar mbështetje ndaj traumës, ujë të pijshëm të sigurt për të parandaluar sëmundjet dhe ndihmë higjienike dhe sanitare për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe shëndetshëm”, thuhet në një deklaratë.

Britania e Madhe ka premtuar rreth 8 milionë paund ndihmë për Turqinë dhe Sirinë. Britania konfirmoi 3 milionë paund shtesë për Helmetat e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Nju Jork, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan mbi...
09:57 | 11/07/2026

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026