Resuli: Nuk mund të justifikohet rritja e çmimit të qumështit tani
Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli foli në një intervistë për Euronews Albania rreth problematikës së rritjes së çmimit të bulmetit.
Sipas tij në këto momente nuk mund të ketë lëvizje sepse nuk mund të justifikohet rritja e çmimit të qumështit.
“Përqindja e blegtorëve që dorëzojnë qumështin në industrinë e qumështit nuk është në nivelin maksimal, ndërsa periudha kryesore kur blegtorët bëjnë dorëzimet është mars-prill. Rritja e çmimit të nënprodukteve që derivojnë nga ky qumësht që në periudhën shkurt konsiderohet abuzive,” – u shpreh Resuli.
Qumështi dhe bulmetet e ambalazhuar që përpunohen në vend, nuk do të shtrenjtohen. Lajmi vjen nga drejtuesit e fabrikave, të cilët mohojnë që të kenë marrë vendim për rritje të çmimeve pas datës 15 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit