Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta: I kam kërkuar Komisionit të Venecias një opinion

26 Tetor 2020 | 11:56

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar një opinion Komisionit të Venecias, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjatë një konference për mediat kreu i shtetit ka publikuar edhe pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias.

“Presidenti i Republikës në funksion të një shmangie të një krizë tjetër në Shqipëri, me qëllim të sigurohen standardet minimale, veçanërisht që të mos shkojmë drejt totilarizimit, iu drejtua Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion.

A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore veçanërisht rregullat për transformimin e votave në mandate mes konkurrentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor nga konkurrentët zgjedhor?

Nëse rregullat veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh nga partia që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet juridike dhe rregullat e barabarta të lojë,  të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBE-së për zgjedhjet demokratike?

 A e komprementojnë këto ndryshime procesin zgjedhor? A e komprementojnë stabilitetin politik nëse bëhen përfundimisht  me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit? A shkelet përfundimisht parimi i garancive proceduriale nëse ndryshimet të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

Ndërsa ndryshimet e njënashme të 20 korrokut dhe 5 tetor në kushtetutë, a është kjo procedurë e ligjshme? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese? A është e ligjshme dispozita për të futur në Kodin Zgjedhor që kryetar partie të kandidojë në 4 qarqe?, u shpreh Meta. 

Më tej kreu i shtetit ka deklaruar se nëse qeveria nuk reflekton për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai tha se do të ketë mbështetjen e popullit për të garantuar të ardhmen europiane të vendit. Presidenti  la të kuptohej se në të kundërt do të ketë  edhe protesta. 

“Presidenti i ka sytë nga populli shqiptar. Ne e dimë që Venecia është një komision shumë i rëndësishëm, i dimë edhe vendimet që ka dhënë nga hera e kaluar. Shpresoj që të ketë një reflektim për këtë çështje. Presidenti është  i qartë dhe ka shumë zgjidhje të cilat do të kërkojnë mbështetjen e popullit dhe bashkimin e popullit për të garantuar të ardhmen  europaine të vendit”, u shpreh kreu i shtetit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026