Berisha merr fjalën mes ovacioneve: Rama ka marrë pjesë në skandalin e shekullit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mori fjalën mes ovacionesh në protestën e opozitës që u mbajt këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mes turmës së stacionuar përballë Kryeministrisë, Berisha u ndal gjerësisht te afera e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Teksa e cilësoi aferën si skandalin e shekullit, Berisha tha se kryeministri Rama përmendet 14 herë në këtë dosje.
Ai nënvizoi se shefi i qeverisë përdori agjentin më të madh të kundërzbulimit në planet për të asgjësuar opozitën.
“Miqtë e mi do ta nis fjalën me një shprehje të të famshmit George Orwell, i cili shkruan se “është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre”. Dal dhe sot ditën e siparit të revolucionit demokratik për përmbysjen e monizmit të themi të vërtetat tona. Qëllimi i këtij revolucioni është të mbrojmë të vërtetat, por të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojmë. Në protestën e fundit, opozita pro-perëndimore u tregoi të vërtetën liderëve evropianë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Evropë se ai është kreu i narkjoshtetit të vetëm në Evropë. Edi Rama duke vjedhur buxhetin është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Evropë. Të gjithë e mbani mend baltën që hodhi Edi Rama mbi opozitën për ta mposhtur atë.
E vërteta kurrë nuk mbulohet dot, ashtu si ajo rrezja e diellit që shpërndan terrin e errësirës. Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë në atë protestë. Sot mediat mbajnë në faqet e para skandalin më të madh botëror të shekullit të fundit. Në këtë skandal Edi Rama përmendet 14 herë. Një aferë që Rama përdori si vrasës me pagesë një nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit”, Berisha.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona