“Do mbrojmë çdo demokrat”, Bylykbashi: Nga sot fillon revolucioni demokratik

11 Shkurt 2023 | 16:12

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi pas vizitës që u ka bërë të shoqëruarve në komisariat ka dalë në një deklaratë për mediat ku tha se do të mbrojnë çdo demokrat.

Ai tha se protesta e ditës së sotme ishte madhështore duke shtuar se nga sot do të nis revolucioni demokratik.

Ndër të tjera ai shtoi se qytetarët janë shoqëruar në mënyrë të paligjshme dhe se ata do të lirohen.

“Erdhëm në komisariat për shoqërimet që janë bërë nga policie . Ishte një protestë madhështore që dha mesazhe të jashtëzakonshme. Ishte një protestë paqësor por e qartë se nga sot e tutje fillon revulucioni demokratik. Në këtë lëvizje është e drejta e çdo qytetari të marrë pjesë dhe të protestoj fortë. Përpjekja është për të bërë totalisht themelet e demokracisë. Pluralizimin politik. Protesta e sotme është mesazhe fillimi, protestat do vazhdojnë. Sot protestuesit kanë dhënë një shembull të jashtëzakonshëm.

Të gjithë qytetarët që janë shoqëruar do të lirohen sepse është e paligjshme shoqërimi i tyre. Deputetët janë të gatshëm t’i qëndrojnë pranë çdo qytetari. Ose Edi Rama do të dorëzohet para të drejtës së shqiptarëve për të votuar dhe për ta shporrur me votë ose qytetarët më pas do ta largojnë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026