Qafoku: Protesta e PD e vakët, ajo e korrikut shumë më e gjerë
Gazetari Roland Qafoku tha se protesta e sotme e thirrur nga Sali Berisha ishte një protestë e ftohtë dhe e vakët, shumë larg pritshmërive.
Sipas Qafokut, protesta e 11 shkurtit që u proklamua si revolucion ishte shumë larg asaj të korrikut ku pjesëmarrja ishte shumë më e madhe.
“Berisha më parë ka bërë protesta me të vërtetë revolucion. Pjesëmarrja nuk ishte ajo e pritshmja, në korrik kishte më shumë se sot, shumë herë më e gjerë dhe e madhe. Sot nuk ishte kjo pjesëmarrje. Njerëzit që folën kanë një stonaturë, fjalimet nuk thonë gjë, nuk motivojnë. Berisha shkoi te selia e PS, problemi është tek PD që është e përçarë, PS është në vitin e 10 të pushtetit. Nuk ndodh asgjë aty, duhet të vemi te PD, kjo është thirrja e elektoratit gri”, tha Qafoku.
Sipas tij nxitimi i Belind Këlliçit që doli menjëherë në fjalim pa ardhur Meta ishte një “stonaturë e rëndë koordinimi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë