Deputeti i PD: Qytetarët nuk donin një protestë të tillë, por i frenuam ne

11 Shkurt 2023 | 20:32

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, protestën e opozitës së mbajtur këtë të shtunë.

Baçi tha se pritshmëritë e qytetarëve ishin për një protestë më të dhunshme, por që e frenoi Partia Demokratike dhe opozita.

Ai theksoi gjithashtu se protesta ishte një paralajmërim për kryeministrin.

“Për një gjë më vjen pak keq, pritshmëria e njerëzve ishte për një protestë më të fuqishme dhe të fortë. Por duhet të kuptojmë se çfarë kuptojmë me pritshmëri të fortë protestuesit dhe çfarë duhet të jetë e fuqishme dhe e fortë.

Kjo ishte një protestë dhe një paralajmërim shumë i fortë ndaj Edi Ramës. Paralajmërimi i qytetarëve ishte që protestën nuk e donin kështu, por i frenuam ne.

Protestë të dhunshme nuk e di se çfarë kuptoni ju. Protestë shumë herë më të fuqishme, por edhe dhunë duhet, se ky kryeministër vetëm me dhunë ikin.

Paralajmërim është për kryeministrin se një masë e tillë qindra mijëra qytetarë nuk e bëjnë për burrë atë kryeministër që na bën poçe si Koçi i Ollgës. Ata qytetarë nuk ikën për t’u kthyer, por do të kthehen herë pas here dhe atë mesazh do ta japin nëse nuk dëgjon Edi Rama”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026