Mediu: PD para se të përqafojë partitë opozitare të rregulloj problemet e brendshme
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se PD para se të bëjë koalicione me parti të tjera duhet të zgjidhë problemet që ka mes vetes.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ditën e sotme në protestë morën pjesë edhe deputetë që janë mbështetës të Enkelejd Alibeajt, e sipas tij ky është një mesazh që ara të bashkohen.
Më tej ai tha se janë hedhur hapat e para që dy palët të ndërtojnë marrëdhënie të përbashkëta brenda PD-së
“PD para se të përqafoj Mediun apo këdo tjetër duhet të rregulloj problemet e saj të brendshme. Unë gjatë kësaj periudhe jam munduar të nxis bashkëpunim mes dy palëve në PD. Mendoj se ka rrugë dhe risi. Risi ishte që edhe disa deputet që kanë qenë pozicionuar krah Alibeajt ishin në protestë e kjo tregon që janë mobilizuar.
Është hapi i parë për të ndërtuar një marrëdhënie të përbashkët brenda PD dhe më besoni se është më i vlefshëm se çdo marrëdhënie tjetër politike dhe çdo lloj koalicioni”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet
- 11:31 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 11:14 Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
- 11:06 Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit
- 10:53 Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu
- 10:16 Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 10:13 Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve