“PD të bëri ministre”/ Karabina përplaset me Baçin: Kërkojini falje Lulzim Bashës

11 Shkurt 2023 | 21:31

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, dhe deputeti i Partisë Demorkatike Luan Baçi u përplasën në studion e emisionit Review në Eurinews Albania në lidhje me protestën e opozitës.

Karabina tha se kauza e protestës nuk ishte morale, pasi në çështjen McGonigal, Berisha atakon vetëm Ramën dhe nuk i kërkon falje Lulzim Bashës për akuzat e bëra për paratë ruse dhe se është peng i kryeministrit.

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi i tha Karabinës se sot duhet të ishte në shesh, pasi ishin demokratët ata të cilët e bënë 3 muaj ministre.

Pjesë nga debati:

Mirela Karabina: Unë e quaj një protestë me moral të thyer. Për arsye se u nis për çështjen McGonigal dhe ai që u dëmtua nga investimi politik i kryeministrit Ram është Lulzim Basha. Ku qëndron morali këtu nëse ti ngre një kauz për aferën në SHBA pse kap vetëm kryeministrin dhe nuk kap Lulzim Bashën. Nëse do të kapej dhe Lulzim Basha atëherë do të ishte një kauz e vërtetë. Lulzim Basha është përmednur si peng. Çështja ëshstë në hetim dhe aty duhet të ishte dhe zoti Lulzim Basha, ose t’i kërkohej falje, pasi është një retorikë e tërë që ka përçarë Partinë Demokratike duke e quajtur peng.

Luan Baçi: Kujt t’i kërkoj falje Lulzim Bashës?

Karabina: Nëse je do të jesh i besueshëm tregoju të vërtetën qytetarëve!

Baçi: Zoti Basha të tregoj burimin e të ardhurave. Merru me Ramën jo me zotin Berisha. Sot duhet të ishe në shesh me demokratët, demokratët të bënë 3 muaj ministre.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026