“Qytetet kutërbonin nga viktimat”- Gazetari i Euronews rrëfen tmerrin në Turqi
Gazetari Ardit Hoxha, i cili raportoi për disa ditë situatën në Turqi, tregoi tmerrin që ka parë në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 6 shkurtit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kamerat nuk kanë përcjellë as gjysmën e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në Turqi, ndërsa shtoi se qytetet kundërmonin.
Më tej, ai theksoi se qindra trupa janë ende nën rrënoja.
“Situata është e vështirë për t’u përshkruar. Qytetet ishin shkatërruar, njerëzit nxirreshin nga rrënojat dhe liheshin afër tyre. Njerëzit e tjerë kërkonin familjarët e tyre. Kam qenë në Durrës dhe Thumanë kur ka ndodhur tërmeti i 26 nëntorit, por atë që kam parë në Turqi janë pamje që të ngelen gjithë jetën në kokë.
Kam përshtypjen se ajo që mund të përcjellë kamera është vetëm gjysma e asaj që atje vërtetë kanë ndodhur. Qytetet dhe rrugicat kundërmonin. Gazetarët në Turqi na kanë treguar se gjysma e banorëve kanë ngelur nën rrënoja.
Vetëm në një kompleks, pronari i të cilit tentoi të arratisej, ishin të paktën 500 persona të pa nxjerrë ende nga rrënojat”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona