Gazetari: Berisha protestoi në dyert e PS-së, synon përballje fizike
Gazetari Aleksandër Çipa komentoi protestën e së shtunës së opozitës dhe protestën e ditës së sotme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se është hera e parë që një kryetar i një partie zhvillon protestë para dyerve të kundërshtarit.
Ndër të tjera, ai tha se protesta e ditës së shtunë përcolli dy mesazhe, ndërsa shtoi se protesta e ditës së sotme do të përcaktojë ecurinë e aksionit të pashmangshëm opozitar.
“Opozitës i duhet një platformë që duhet të ngjallë besueshmërinë publike për ndryshimin dhe për rotacionin. Është hera e parë që kryetari i partisë kryesore të opozitës, që edhe pse ka probleme brenda partisë, zhvillon një protestë në dyert e selisë së kundërshtarit të tij politik. Dy janë semantikat që ka dashur të përcjellë: ose rikthehet në armën e fundit dhe të vetme që i ka mbetur të konflikti ose e bën këtë për të ndezur shpirtin e revoltës së opozitarëve. Kjo është shumë e rrezikshme.
Dy janë format e realizimit të protestës së sotme: ajo brenda sallës së Kuvendit, këmbëngulja për të imponuar ndryshimin e agjendës dhe nga ana tjetër protesta jashtë parlamentit. Këto do përcaktojnë dhe ecurinë e aksionit të pashmangshëm opozitar”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona