Maskat në rrugë, Kryemadhi: Rama po i trajton qytetarët si kafshë pa gojë, fuqia e opozitës tek bashkimi
Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një komunikim me mediat ditën e sotme u shpreh e bindur në fitoren e opozitës më 25 prill, teksa theksoi se fuqia e opozitës, pavarësisht ideologjisë që përfaqëson çdo parti, është bashkimi.
“Është një opozitë e bashkuar që pavarësisht bindjeve ideologjike janë për të krijuar këtë lehtësi për shqiptarët. Janë disa gjëra që pavarësisht bindjeve, kemi një gjë të përbashkët, 25 prillin shpëtimin nga aksidenti Rama dhe ndërtimin e infrastrukturës për në BE. Sot fuqia e opozitës qëndron tek bashkimi i saj”, tha kryetarja e LSI.
Sipas saj, zgjidhja është te çlirimi i energjisë pozitive që kanë shqiptarët që sot u është ndryshuar.
“Përdorimi i maskës në rrugë është një detaj që ai t’i trajtojë qytetarët si kafshë pa gojë. E bën për të treguar se sa populli mund të durojë. E ka kthyer pandeminë në një instrument për të parë reagimin e qytetarëve ndaj vendimeve të tij”, tha znj. Kryemadhi.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq