Berisha: Rama ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë

15 Shkurt 2023 | 13:37

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të jetë në burg për shkak të krimit që ka bërë ndaj pluralizmit politik dhe SHBA-së .

Në një deklaratë për mediat, ai tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka frikë ndaj opozita ndaj kërkon që t’i përçajë.

“Nesër është betejë, ditë beteje! McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg.
Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar.
Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti.

Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë.

Kjo është e vërteta. Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament.
Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026