Manipuluan zgjedhjet në shumë se 30-vende, nisin hetimet për hakerat izraelitë

15 Shkurt 2023 | 14:28

Një hetim ka nisur ndaj një ekipi kontraktorësh izraelitë të cilët pretendohet se kanë manipuluar zgjedhjet në më shumë se 30 vende në mbarë botën duke përdorur hakerime, sabotazhe dhe dezinformata të automatizuara në mediat sociale.

Njësia drejtohet nga Tal Hanan, një ish-operativ i forcave speciale izraelite 50-vjeçar, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge” dhe duket manipuluar zgjedhjet në vende të ndryshme të botës.

Ai po demaskohet nga një konsorcium ndërkombëtar gazetarësh. Hanan dhe njësia e tij, e cila përdor emrin e koduar “Ekipi Jorge”, janë ekspozuar nga pamjet e fshehta dhe dokumentet e zbuluara nga The Guardian.

Hetimi zbulon detaje të jashtëzakonshme rreth mënyrës sesi dezinformimi përdoret nga ekipi i Jorge, për të manipuluar zgjedhjet pa lënë gjurmë.

Hanan u tha gazetarëve të fshehtë se shërbimet e tij, të cilat të tjerët i përshkruajnë si “operacione të zeza”, ishin në dispozicion të agjencive të inteligjencës, fushatave politike dhe kompanive private që donin të manipulonin fshehurazi opinionin publik.

Ai tha se ato ishin përdorur në të gjithë Afrikën, Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Evropë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026