‘Me vuvuzela dhe bilbila’, Noka tregon videon: Si protestonte PS-ja në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Etikës në Kryesinë e Kuvendit, ku kërkohej përjashtimi i tij dhe disa deputetëve demokratë.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Noka tregoi një video kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe protestonte në Kuvend, ku deputetët e kësaj force politike përdornin vuvuzela dhe bilbila.
Sipas Nokës, në atë kohë kur PD-ja ishte në pushtet, opozita protestonte për të drejtat e saj.
“Unë mund t’iu bëj me dije ju, kohën kur në Shqipëri nuk dhunohej opozita dhe kohën kur në parlament funksiononte demokracia. Shikojeni, me vuvuzela, me bilbila, se këta e quajnë armë të ftohtë bilbilin tani.
Protestonte për të drejtat e veta opozita, as nuk shpallej armik, as nuk tentohej të likuidohej, as nuk persekutohej, as nuk bëheshin gjyqe komuniste që u munduan të na bënin sot ne, por respektohej, opozita është pasuri kombëtare”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin