Bayern feston në Paris, Coman ndëshkon ish-skuadrën

15 Shkurt 2023 | 15:52

Kingsli Koman ishte heroi i Bajernit të Mynihut në përballjen me PSG, e cila u fitua nga gjermanët 0-1. Në Park De Princ u panë dy skuadra të uritura për fitore, por me bavarezët më të vendosur në fushën e lojës, duke e kërkuar golin që në fraksionin e parë. Tentativat rezultuan të pasuksesshme, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0 në përfundim të 45 minutave.

Me nisjen e së dytës do të vinte dhe goli i vetëm i përballjes, me autor Kingsli Koman. Krosimi i ardhur nga Dejvis, gjeti të lirë në zonë francezin që e dërgoi topin në rrjetë.

Hyrja e Mbape në fushë i dhë freski sulmit të parizienëve që gjetën dhe golim ne 23-vjeçarin por ishte i pavlefshëm. Kjo ishte fitorja e 6 e Bajernit në Cempions Lig përballë PSG-së.

Edhe Milani mori një fitore të madhe duke hedhur një hap drejt fazës çerekfinale të kompeticionit. Të besuarit e Stefano Piolit u treguan pragmatistë, ku u shfaqën rrezikshëm në nisje të përballje, aty ku dhe gjetën golin.

Teo Hernandez shërbeu një top të mirë drejt qendrës, ku u shfaq Brahim Diaz, i cili e ndali në rrjetë. Minutat në vijim prodhuan raste të paktë, por pa mundur të ndryshojnë shifrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025