COVID-19 i rrezikshëm dhe i shtrenjtë, e shëruara: Shpenzova mbi 500 euro, pa ilaçet e shtetit

28 Tetor 2020 | 12:01

Ata që e kanë tejkaluar virusin, flasin për shpenzime mbi 500 euro, pa llogaritur edhe ilaçet e ofruara nga klinika e shtetit. Në gjendje të tillë ishte Jehona Zhitija, rreth dy muaj më parë. Nga frika se i biri ka coronavirusin, ajo bëri testin, ku në vend të tij, rezultoi të ishte vetë pozitive.

Tani dy muaj pas, ajo shijon kafenë në qytet, e shëruar, por asnjëherë s’do ta harrojë atë përjetim.

 “Nga 7 gushti për 20 ditë kam qenë pozitiv nga virusi Covid Sars 2. Kam kaluar në situatë jo fort të këndshme, 12 ditë trajtim në shtëpi, pastaj edhe për 8 ditë të tjera në klinikën infektive”, tregon Jehona Zhitija, e shëruar nga COVID-19.

Përveç frikës nga virusi për veten, dy fëmijët dhe bashkëshorti, zonja është dashur të merret edhe me shpenzimet financiare që kërkon trajtimi i COVID-19.

“Nuk i kam llogaritur të gjitha, por mendoj se kalojnë shifrën mbi 500 euro”, tregon ajo.

Çmimet e ilaçeve në pandemi janë rritur, por Kosova nuk ka databazë që evidenton këtë fakt.

“Nuk është e përjashtueshme që nuk ka pasur edhe rritje të çmimeve”, shpjegon Sutki Azizi, farmacist.

Farmacistët shpjegojnë se terapia ndaj COVID-19 nuk është strikte, meqë trajtimi ndryshon nga personi në person.

“Gjatë kësaj pandemie më të shiturat ishin suplementet edhe prej antibiotikëve më e shitura ishte Zzitromicina. Këto janë ato që kanë reaguar më së miri ndaj kësaj sëmundje”, thotë ai.

Farmacistët konfirmojnë se megjithatë, klinikat kanë qenë mirë të furnizuara me ilaçe. Sidoqoftë, shërimi nga COVID-19, nuk do të thotë se trajtimi duhet ndaluar.

“Po ende vazhdon trajtimi për këtë sëmundje, gjithmonë nën përcjelljen e profesionistëve shëndetësorë për shkak të analizave dhe terapisë që vazhdoj të marr, ndonëse janë bërë më shumë se dy muaj që tashmë kam kaluar infeksionin”, tregon znj. Zhitija.

Tani për tani, situata me COVID-9, vlerësohet të jetë e menaxhueshme.

Aktualisht në të gjitha spitalet e vendit, numri i personave të hospitalizuar nga COVID-19 është mbi 200 pacientë. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se kanë marrë të gjitha masat për të rritur numrin e shtretërve, nga 700 sa ishin në fillim të këtij viti në 900 të tillë. Ndërkohë vazhdon të zbatohet vendimi i Qeverisë që të gjithë qytetarët të lëvizin me maska.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026