Përparime në luftën e Shqipërisë me diskriminimin racor dhe intolerancën, ECRI: Ka ende punë për t’u bërë

28 Tetor 2020 | 15:11

Ditën e sotme, Komisioni Evropian i Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri organizuan një takim online ku u fol mbi “Luftimin e diskriminimit racor dhe intolerancën në Shqipëri”.

Ky takim u organizua për të diskutuar rreth ecurisë dhe çështjeve kyçe lidhur me ndjekjen e rekomandimeve të përmendura në raportin e fundit monitorues për Shqipërinë të ECRI-t, i miratuar në qershor të vitit 2020.

Eventi u adresua nga Christian Ahlund, Ish-Kryetari i ECRI dhe raportuesi për Shqipërinë.

“U befasova për mirë vitin e kaluar nga arritjet e mëdha që Shqipëria ka shënuar gjatë dy dekadave dhe ju përgëzoj të gjithëve për këtë. Megjithatë, si në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, ka probleme dhe sfida në fushën e racizmit, diskriminimit racor dhe intolerancës të cilat mbeten ende dhe duhet të adresohen,” – tha ai.  

Erinda Ballanca, Avokat i Popullit në Shqipëri, gjatë fjalës së saj u fokusua në rëndësinë e veçantë që ka ndjekja dhe zbatimi i rekomandimeve të raporteve të ECRI-t, si dhe marrjen në konsideratë të dokumenteve strategjike Evropiane, në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike vendase.

Ballanca theksoi dhe parashikimin e fondeve të nevojshme nga buxheti i shtetit për zbatimin e Planeve Strategjike.

Ndërkaq Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi  trajtoi rëndësinë e politikave dhe iniciativave publike në luftën kundër diskriminimit racor dhe intolerancës.

Agron Tare, Zëvendës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në fjalimin e tij konfirmoi angazhimin e autoriteteve në Shqipëri në luftën kundër diskriminimit dhe garantimin e barazisë.

“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare duke pasur si prioritet zbatimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor,” – tha Tare.

Pjesëmarrësit në vijim të takimit trajtuan disa nga sfidat kryesore në lidhje me ndjekjen dhe adresimin e rekomandimeve në raportin ECRI të vitit 2015.

Pavarësisht se që nga miratimi i raportit të pestë të ECRI-t për Shqipërinë në 19 Mars 2015 janë regjistruar përparime disa fusha u shprehën disa shqetësime si:

  • Luftimi i gjuhës së urrejtjes kryesisht ndaj personave LGBTI dhe Romëve
  • Zbatimi i duhur i Planit të Veprimit 2016-2020
  • Zbatimi i duhur i Planit Kombëtar të Veprimit për integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020
  • Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në shkolla kryesisht për grupet më të pafavorizuara

Në Shqipëri, projektet në kuadër të programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Shqipëri” dhe “ROMACTED” po punojnë me autoritetet vendase për të adresuar mbrojtjen e pakicave kombëtare, promovimin e të drejtave LGBTI dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në përputhje me standardet dhe rekomandimet e vendosura nga Këshilli i Evropës.

 

Lexoni gjithashtu: 

Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit, Netanjahu përshëndet organizimin nga Shqipëria

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026