“Do të hyni në librin Gines”, irritohet Spaho: Pse ka frikë Rama, s’do e tolerojmë
Deputeti Edmond Spaho ka konsideruar turp përjashtimin e kolegëve të tij nga seancat plenare.
Në fjalën e tij në Kuvend ai është shprehur se pa u plotësuar kërkesat e opozitës e cila ka kërkuar mocion me debat me kreun e qeverisë Edi Rama për aferën McGonigal, nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë seanca normale.
“Do të hyni në librin Gines për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat plenare. Zonja Felaj ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet Ram. Ne si opozitë bazuar në misionin tonë kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin. Pse nuk e mbani sencën, sepse nuk përgjigjet Rama.
A po është paralajmëruar që të mos flasë se çdo gjë që do të thotë do t’i përdoren në gjyqet që po zhvillohen në SHBA. Kemi kërkuar dhe mocion me debat dhe çuditërisht ju nuk e vini ujin në zjarr dhe nuk pranoni të debatoni. Nuk do të ketë asnjë tolerim nga ne. Asnjë seancë nuk do të zhvillohet pa u diskutuar kërkesat tona. Doni ta konfliktoni situatën, është zgjidhja juaj. E keni shkelur rregulloren me këmbë dhe duar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
“Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë
- 16:04 Forcat amerikane ndalojnë anijen në Oqeanin Indian, zotohen të vazhdojnë operacionin detar
- 16:02 Shefi i OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Kongos mund të ketë filluar që në janar
- 15:53 Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec
- 15:46 Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit
- 15:41 Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit
- 15:35 Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat