Betohen 19 gjyqtarë të rinj, Llagami: Kemi nevojë për gjyqtarë profesionalë
19 gjyqtarë të rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës janë betuar këtë të mërkurë dhe tashmë janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Ata do të shërbejnë në gjykatat e shkallës së parë të ndryshme të vendit ndërsa në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm personalitete në fushën e drejtësisë.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami tha se sistemi gjyqësor sot ka nevojë më shumë se kurrë sot për gjyqtarët e rinj me aftësi të larta profesionale dhe njerëzore.
Ndërkohë që procesi i vetingut vijon ende, deri tani janë krijuar shumë pozicione vakante në të gjitha gjykatat e vendit, deri tek Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është një prej kushteve që BE ka vendosur për nisjen e negociatave për anëtarësimin në union dhe kjo pritet të bëhet brenda këtij viti.
Aktualisht kjo gjykatë ka vetëm 4 nga 9 anëtarë gjithsej dhe nevojitet të paktën dhe emërimi i dy anëtarëve për të plotësuar kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë