Tregu pa kushte në Pogradec | Shitësit ankohen, bashkia ka gati projektin e ri
Tregu industrial në Pogradec ngjason si një ndërtesë pas lufte. Kudo ka lagështirë dhe mungesë investimesh. Këtë fakt e pranojnë edhe shitësit.
“Kushtet, të vish në ndonjë ditë që bie shi atëherë e merr vesh çfarë kushte janë këtu brenda. Të gjitha janë shumë të këqija, dritaret e çara, shiu bie i gjithi brenda, banjot skandaloze, gjëja që duket nuk do kallauz. Ftohtë, ja siç vishemi ne, këtu si në zonat e ftohta”, u shpreh një shitës.
Në kushte të tilla minimale edhe blerësit janë tejet të pakët, çka e bën pothuajse të pamundur që një shitës në këtë treg të mund të fitojë të ardhura.
Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Pogradecit konfirmon kushtet e vështira që këta shitës janë, duke lajmëruar se projekti për një tjetër treg është gati.
“Duke u nisur edhe nga kërkesat e tyre tejet të këqija, ne kemi gati projekti për financim tek ish ndërmarrja e NPN, është 2000 m2, kemi projekt dinjitoz që do zhvillohet nga FNZH, besoj brenda ketij muaji do çelet fondi dhe do nisë investimi.
Do jetë qendër tregtare por e një pol tjetër i qytetit, gjithë shtëpitë do suvatohen dhe do ketë parkim do jetë multifunctional. Besoj merr zgjidhje dhe është ndoukeo për gjithë qytetarët”, theksoi Ilir Xhakolli.
Në kushte të vështira janë edhe shitësit në Kolonjë dhe Devoll, ku mungon një ndërtesë për shitjen e produkteve të tyre, të cilët detyrohen të shesin edhe në temperatura nën 0 gradë.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut