Shefi i NATO-s: Turqia të ratifikojë kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim

Jens Stoltenberg
16 Shkurt 2023 | 20:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që të ratifikojë kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim dhe vlerësoi se këto dy vende kanë bërë mjaft për të përmbushur kërkesat e Ankarasë për të luftuar ekstremizmin.

Në Ankara, në një konferencë për shtyp me kreun e diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, Stoltenberg dënoi djegien e Kuranit në një protestë në Suedi, por theksoi se ajo nuk është e paligjshme në Evropë.

Nga ana tjetër, Çavuşoglu vlerësoi se nuk është realiste të thuhet se Suedia i ka përmbushur plotësisht obligimet.

“Në këtë moment, ne nuk shohim hapa konkretë që do të donim”, tha Cavusoglu.

Ai shtoi se do të diskutojë kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n javën e ardhshme me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026