Deputetët e PPE thirrje Ramës: Mos e votoni Kodin Zgjedhor deri sa të flasë Komisioni i Venecias

28 Tetor 2020 | 19:27

Një grup prej tetë anëtarësh të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, i kanë drejtuar një letër kryeministrit Rama ku i kërkojnë të tërhiqet nga votimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Deputetët e PPE sqaruan në letrën e tyre se opionioni i Komisionit të Venecias duhet të pasqyrohet në Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të prillit 2021 dhe e specifikuan këtë si një kusht për realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias”,- u shprehën europarlamentarët e qendrës së djathtë.

Ata u shprehën se PPE e ka mbështetur gjithnjë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por thyerja e Marrëveshjes së 5 Qershorit, për ta ka qenë shqetësuese.

“Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020,” – thuhej në letrën e eurodeputetëve.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve sipas tetë anëtarëve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet e ardhshme duke filluar me 25 prill 2021.

Ata që nënshkruan letrën drejtuar Ramës ishin: Michael Gahler (Gjermani), Sandra Kalniete (Letoni), Andrey Kovatchev (Bullgari), David McAllister (Gjermani), Zeljana Zovko (Kroaci), David Lega (Suedi), Vladimir Bilcik (Sllovaki) Lukas Mandl (Austri).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026