Shehaj denoncon mbylljen e biznesit: Rama përdor policinë për kundërshtarët politikë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama me forcën e Policisë së Shtetit po ushtron presion ndaj tij, duke i mbyllur bizneset.
Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se policia për herë të katërt, pa asnjë vendim gjykate, ka mësyrë në biznesin e tij dhe ka nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.
Për Shehajn, ky është një shantazh politik i Ramës, por që atë nuk do e ndalë nga të bërit opozitë.
“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit. Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria”, thotë Shehaj.
Përplasja mes Shehajt dhe policisë nisi në fundin e vitit të shkuar, ku Shehaj kundërshtoi vendimin e policisë për ta nxjerrë biznesin e tij nga një godinë e cila ishte pjesërisht pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet