Kreshnik Spahiu: Meta shpreson të trashëgojë PD-në, pasi të vdesë Berisha

Kreshnik Spahiu
17 Shkurt 2023 | 19:52

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpreson të trashëgojë Partinë Demokratike, pasi të vdesë kryedemokrati, Sali Berisha, të cilin e konsideron në fund të moshës së tij biologjike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha nuk do të marrë logon e PD-së, grupimi i tij dhe i Metës do të asimilohet.

“Nëse Berisha humbet logon, Partia Demokratike, me një grupim tjetër anti-Berishë do të 10-fishohet dhe do të forcohet dhe Berisha me grupin e Metës do të asimilohet.

Arsyeja tjetër se përse Ilir Meta e mbështet Sali Berishën, është sepse shpreson që një Berishë 80-vjeçar, në fundin e moshës së tij biologjike, ai mund të jetë Lulzimi i ri. Meta endërron që të jetë si Lulzim Basha, trashëgimtar i kësaj partie”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023