Balkan Talks/ Eksperti gjerman tregon pse e do Vuçiç asociacionin

Bodo Weber, ekspert gjerman i çështjeve të Ballkanit
17 Shkurt 2023 | 23:10

Bodo Weber, ekspert gjerman i çështjeve të Ballkanit tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se marrëveshja e asociacionit po përmendet nga Beogradi si një mjet praktik për të ashtuquajturin integrim të serbëve në shoqërisë Kosovës.

Sipas tij, në fakt asociacioni për Beogradin ka më shumë  përdorim simbolik, për të shpëtuar fytyrën para serbëve të Veriut për premtimet që u ka bërë për 30 vjet.

“Asociacioni ishte si një element  fytyrëshpëtues për Beogradin dhe si mjet simbolik pas 3 dekadash, ku Beogradi u ka thënë serbëve në veri se janë pjesë e Serbisë dhe duhet të bëj një kthesë të madhe duke u thënë se mund të mos përfundojnë në serbi, ka më shumë përdorim simbolik. Problemi është se ka përmbajtje praktike, ky është problemi kryesore që nuk u zgjidh kurrë dhe i çoi në ngërçin në dialog që nga viti 2015. Tani Perëndimi ka nxjerrë një marrëveshje të ndërmjetme. Vuçiç ia ka dalë me sukses duke e cilësuar si pjesën kryesore të marrëveshjeve të pazbatuara, edhe pse shumë marrëveshje të tjera nuk janë zbatuar nga Beogradi”, tha eksperti në Balkan Talks.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026