“Një tërmet do shkatërrojë edhe Teheranin”, ekspertët ngrenë alarmin

Teheran
18 Shkurt 2023 | 22:44

Raportet mbi tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi, shkaktuan tronditje të madhe edhe në Iran.

Turqia është një nga vendet e pakta në botë që i lejon shtetasit e Republikës Islamike të hyjnë pa viza, dhe rreth gjysmë milioni iranianë kanë banim të përhershëm atje. Njerëzit në Iran e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë katastrofë nga tërmeti.

Ky vend, ashtu si edhe Turqia, ndodhet në kryqëzimin e një numri pllakash të mëdha tektonike, çka e bën një nga shtetet më të rrezikuara në botë. Dhe frika tani po rritet me ekspertët që paralajmërojnë në mediat shtetërore iraniane mbi ndikimin e mundshëm të një fatkeqësie të tillë në të ardhmen.

Ata flasin ndër të tjera për skena apokaliptike në kryeqytetin Iranian me dendësi të madhe ndërtimesh dhe mbi 15 milionë banorë. Ekspertët shprehin keqardhjen që nuk janë nxjerrë sa duhet mësime nga e kaluara dhe rregullat e ndërtimit, shpesh nuk zbatohen siç duhet.

“Në Iran, ashtu si në Turqi, ka norma shumë moderne dhe të avancuara të sigurisë nga tërmetet – të paktën në letër“, thotë për DW Hamid Sadegh-Azar, profesor i analizës strukturore dhe dinamikës në Universitetin e Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore.

Në 60 vitet e fundit, Irani ka përjetuar tre termite të fuqishme me një numër shumë të lartë viktimash: tërmeti i vitit 1962 në Buin Zahra shkaktoi 13,000 të vdekur, ai i Manjil-Rudbar i vitit 1990 vrau rreth 40,000 vetë dhe tërmeti i Bamit në Iranin juglindor në 2033-shin mori 28 mijë jetë njerëzish.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026