‘Hiqet si punonjës i Tatimeve”, DPT thirrje qytetarëve: Denoncojeni këtë person

19 Shkurt 2023 | 10:23

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, por nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Së fundmi, Tatimet kanë publikuar një video ku shihet sesi një person, i cili nuk është punonjës, prezantohet si i tillë në një subjekt privat.

Tatimet i bëjnë thirrje qytetarëve që ta denoncojnë këtë person nëse e njohin, ose nëse ky i fundit u shkon pranë subjekteve.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026