Operacioni “Fijet” | Çmontohen edhe 20 kamera në disa qytete, 8 persona në hetim
Policia ka sekuestruar edhe 20 kamera në kuadër të fazës së 13 të operacionit policor të koduar “Fijet”.
Gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.
Ndërkaq, 8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.
Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim.
“Në Peshkopi, në vijim të kontrolleve në terren, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe u iniciuan hetimet për shtetasin R. D. Në total, deri më tani, në qarkun Dibër, janë çmontuar 13 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 5 shtetas.
-Në qytetet Korçë dhe Pogradec, në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 6 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit S. M., J. Xh., A. Ç. dhe Th. M. Në total, deri më tani, në qarkun Korçë, janë çmontuar 67 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 28 shtetas.
-Në Tiranë janë çmontuar dhe 4 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. Ll. dhe E. C. Në total, deri më tani, në qarkun Tiranë, janë çmontuar 224 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 46 shtetas.
-Në Durrës në vijim të kontrolleve janë çmontuar dhe 3 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasin D. M. Në total, deri më tani, në qarkun Durrës, janë çmontuar 57 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 12 shtetas.”, thuher ndër të tjera në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë