Karnavalet e Shkodrës, festa e veçantë që organizohet prej 162 vitesh
Në qytetin e Shkodrës janë festuar Karnavalet. Tradita 162-vjeçare e këtij aktiviteti edhe këtë herë ka pasur në qendër të saj ironinë dhe talljen me fenomenet e shoqërisë.
Shkodra festoi këtë diel 162-vjetorin e karnavaleve tradicionalë duke kthyer rrugët dhe shëtitoret e qytetit në festë.
“Po lehim si qeni n’hanë” ishte fabula e këtij viti duke vënë kështu në lojë pushtetin si dhe veset dhe gjërat që nuk po shkojnë si duhet me shoqërinë.
Humoristi Qazim Qela prej vitesh është pjesë e organizimeve të karnavaleve duke i vlerësuar si shumë të rëndësishme për qytetin.
“Karnavalet janë një festë e madhe për të gjithë Shkodrën, siç e shihni merr pjesë gjithë qyteti”- tha Qazim Qela humorist
Për organizatorin Gjon Stefa, karnavalet janë simbolikë e qytetit dhe përmes fabulës venë në lojë politikën dhe pushtetin.
“Deshëm të evidentojmë të metat që ka qyteti ynë gjatë këtij viti”- tha ai.
Mbështetja duhet të ishte më e madhe sipas Stefës.
“Ne bëjmë aq sa mundemi me bërë, por realisht qyteti ynë ka nevojë shumë më tepër për një angazhim më të madh. Duhet të kemi fonde nga bashkia”- theksoi ai.
Karnavalet janë një festë identifikuese për qytetin e Shkodrës i cili njihet ndryshe edhe si qyteti i maskave Venecian që furnizojnë të gjithë Evropën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Evi Kokalari nis lëvizjen Konservatore, thërret qytetarët në takimin e parë
- Tërmeti/ Njerëzit vendosen tullumbace në rrënoja për të nderuar fëmijët viktima
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve