Gonxhja: Kemi një ortek të tërë kursantësh që dalin “gdhë” nga auto-shkollat

20 Shkurt 2023 | 08:53

Blendi Gonxhja, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është shprehur se në auto-shkolla nuk jepet programi i plotë i mësimit.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se asnjë auto shkollë nuk ka të drejtë që të tolerojë moszbatimin e një programi zyrtar të bazuar në direktivat europiane.

Ndër të tjera ai nënvizoi se janë  një numër shumë i lartë kursantësh që dalin të pa mësuar nga auto-shkollat.

“Ka auto-shkolla sot që luftojnë që të ofrojnë programin e plotë. Asnjëra s’ia del dot që të ofrojnë programin e plotë. Asnjë auto shkollë nuk ka të drejtë që të tolerojë moszbatimin e një programi, i cili është program zyrtar i bazuar në direktiva europiane. Kemi një ortek kursantësh që del ‘gdhë’ nga auto shkolla dhe jo i mësuar. Si mund të dalë i mësuar kur programi nuk bëhet i plotë.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024