Dyfishimi i çmimit të patentës, Gjinaj: Politika të qëndrojë larg autoshkollave

20 Shkurt 2023 | 08:42

Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së autobusëve i ka bërë thirrje politikës që të qëndrojë larg ndërhyrjes në autoshkolla, pas lajmit se çmimi i patentave do të dyfishohet.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se rritja e çmimit vjen për shkak të kostove që kanë për të paguar, të cilat lidhen me instruktorët, ekonomistët, dritat, ujin e të tjera.

“Autoshkollat kanë qenë në një situatë kritike. Autoshkollat pak vite më parë, hapeshin dhe mbylleshin si kioska dhe që në vitin 2009 ndryshoi legjislacioni.  Ka pasur autoshkolla që janë fiktive që veprojnë dhe sot, të cilat denoncohen me foto dhe video. Autoshkollat kanë një program mësimor, i cili konsiston në 36 orë teori në 15 ditë. Kemi paga për të paguar, mësues teorie, ujë, drita, administrator, ekonomist. Kjo përgatitje teorike konsiston në 30 mijë lekë. Ka shumë kandidatë që shkojnë më shumë se 15 ditë po prapë nuk marrim para shtesë. Politika duhet të rrijë shumë larg kësaj, është kosto teknike.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024