Befason avokati: Lypësit në rrugë shfrytëzohen nga grupet kriminale
Avokati Gentian Serjani është shprehur se shumë personat e margjinalizuar janë të detyruar të lypin për shkak se nuk ka një politik për punësimin e tyre.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha ndër të tjera se këto persona shfrytëzohen dhe nga grupet kriminale.
Avokati ndër të tjera nënvizoi se lypja është kthyer për shumë persona si profesion .
“Për shkak se nuk ka mundësi punësimi, për shkak se nuk ka pasur një politikë të mirë të integrimit të tyre, të punësimit të tyre, të aftësimit të tyre për të kontribuar në shoqëri ata janë përshtatur me lypjen. Ata e kanë kthyer në profesion. Shohim që sot grupet kriminale e kanë shumë më të lehtë të shfrytëzojnë lypësit për të kryer veprime kriminale. A duhet të marrim masa që t’i parandalojmë, patjetër që po”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nxjerrin fëmijët në rrugë, prindërit të dënohen me gjobë”, avokati shpjegon ligjin
- Zonja e Parë e Ukrainës: Kemi nevojë për armë, fitorja varet nga mbështetja e botës
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë