Mediu zbulon për herë të parë diskutimin me Berishën për kreun e SHISH
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu foli në lidhje me ndryshimin e drejtorëve të SHISH.
I ftuar në Euronews Albania, ai solli në vëmendje diskutimin me ish-kryeministrin Sali Berisha në vitin 2005 për ndryshimin e drejtorit të SHISH pasi mendonin se kishte vepruar në kundërshtim me interesat politike të së djathtës.
Megjithatë pavarësisht kësaj ata zgjodhën që të krijonin një marrëdhënie institucionale me të për shkak të interesit kombëtar.
“Në vitin 2005 kur ne fituam zgjedhjet ka qenë një fiskutim i madh në atë kohë përsa i përket ndrysimit të drejtorit të SHIH të asaj kohe dhe për arsye se mendohej se kishte vepruar në kundërshtim me interesat politike të së djathtës. Megjithatë për shkak të një interesi të një marrëdhënie të rëndësishme të këtij institucioni me partnerët tanë, gjykuam se ishte më e mirë që të krijonim një raport institucional me këtë institucion. Vendimi ishte i kryeministër, unë së bashku me Mustafanë kemi dhënë vetëm vlerësimin tonë. Ajo që menduam në atë kohë ishte se çfarë është e rëndësishme, duhet patjetër që të ndryshohej kreu SHISH apo të kemi marrëdhënie institucionale”- theksoi Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset