SHBA-BE përshëndesin ngritjen e SPAK: Fundi i të paprekshmëve dhe pandëshkueshmërisë

19 Dhjetor 2019 | 14:15

Menjëherë pas betimit të prokurorëve të SPAK kanë reaguar dhe dy përfaqësitë më të rëndësishme diplomatike në Shqipëri. Ambasada Amerikane e cilësoi një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi tani ka një trupë prokurorësh që do hetojë bosët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar. SHBA inkurajon Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

“Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar”, – thuhet mes të tjerash në postimin e Ambasadës së SHBA.

Ndërsa në një reagim në Twitter, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca e cilësoi këtë një moment të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim anëtarësimin në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026