Kushtetuesja shfuqizon Bordin e Çmimeve, Bardhi: Betejë e fituar me qeverinë
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Bardhi e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si në përputhje me interesin publik.
“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.
Në arsyetimin e Kushtetueses, thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, është i papajtueshëm me Kushtetutën.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet