Masat në RMV, katër mijë gjoba në tri ditë për mosmbajtjen e maskës

31 Tetor 2020 | 15:49

Prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimin që i detyron qytetarët të mbajnë maska edhe në ambientet e jashtme. Ky detyrim ligjor duket se i ka ndërgjegjësuar qytetarët e Shkupit te respektojnë masat e vendosura nga autoritetet

Prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimin që i detyron qytetarët të mbajnë maska edhe në ambientet e jashtme.

Ky detyrim ligjor duket se i ka ndërgjegjësuar qytetarët e Shkupit, gjë që dëshmohet edhe nga këto pamje që po transmeton Euronews Albania.

Pavarësish ndërgjegjësimit, qytetarët janë të ndarë për këtë vendim të qeverisë. Disa shprehen se masat ndëshkuese mund të disiplinojnë qytetarët ndërsa të tjerë mendojnë se ky vendim është absurd pasi mbajtja e maskës nuk mund të jetë e detyrueshme në zona rurale apo malore. 

“Mirë është. Do ta ndalë virusin. Nëse ekziston virusi duhet të ketë edhe dënime”, tha një qytetare.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, shifra e personave të gjobitur nga policia ka arritur në rreth katër mijë. Të gjithë këta qytetarë duhet tashmë t’i paguajnë shtetit një gjobë në vlerë prej 20 eurosh. 

Gjatë katër ditëve të fundit janë regjistruar 3222 të infektuar dhe 48 të vdekur.  Po ashtu edhe shifra e të infektuarve arritëm në rreth 900 persona në ditë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026