Pse u thirr Meta në SPAK? Gazetari: Kush është bërë i penduari për çështjen CEZ-DIA
Gazetari Eni Ferhati thotë se është e paqartë nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë për çështjen CEZ-DIA.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.
“Është e paqartë nëse SPAK-u ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë, që i ka treguar Prokurorisë së Posaçme fakte të reja për implikimin e zotit Meta apo dhe zyrtarëve të tjerë të kohës që kanë qenë në funksione në atë kohë. Bëhet fjalë për Elvis Matjan, i cili rezulton ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, njeri i afërt me Kastriot Usmailajn dhe ish-kreu i LRI-së në vitin 2005.
Sot zoti Meta e cilësoi atë një mashtrues të përzënë nga LSI-ja. Në dijeninë time, ky shtetas nuk ndodhet në territorin shqiptar, nuk dihet nëse SPAK-u mund të ketë arritur të përfitojë nmdonjë dëshmi apo ta ketë kthyer këtë shtetas në të penduarin e drejtësisë”, theksoi ai.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta