Kumbaro nga Tokio: Duam të tërheqim turistë japonezë, shpenzojnë shumë
Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, zbuloi në një intervistë për Euroneës Albania nga Tokyo, arsyen se pse ajo është pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama në Japoni.
Kumbaro tha se synimi është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë.
Ministrja e turizmit i cilësoi turistët japonez si më të lakmueshmit në treg, pasi udhëtojnë shpesh dhe shpenzojnë shumë.
Ajo shtoi se duke qenë se Shqipëria është një destacion i largët për japonezët, ajo do tu ofrohet si pjesë e tureve për Ballkanin.
“Japonia është një treg shumë intersant, turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numri të turistëve jazponezë, diku te 7 mijë turistë në vit.
Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez.
Duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit. Turisti japonez prej vitesh viziton, Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në intinerarin e tyre”, tha Kumbaro.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West