Të shtëna me armë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës pranë kufirit me Serbinë
24 Shkurt 2023 | 11:17

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në veri të vendit në mbrëmjen e 23 shkurtit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes “ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”.

Këtë incident, policia e cilësoi si “sulm kundër rendit kushtetues”.

“Zveçan 23.02.2023 – 22:06. Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes,  ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026