VIDEO| “Kur të pash me tjetrën më dhembi”, Shakira “nuk i ndahet” Pique-s
Këngëtarja Shakira ka ardhur me një tjetër këngë, kësaj here bashkëpunim.
Artistja ka bashkuar forcat me Karol G për t’i dhënë një tjetër mesazh ish-bashkëshortit të saj, futbollistit Gerard Pique.
“Kur të pash me tjetrën, më dhembi” apo “E shoh që do të kthehesh, por me mua s’ka më” janë frazat të cilat i thotë Shakira, ndërsa Karol G e mbështet këngëtaren që prej ndeshjeve të NBA-së muajin e kaluar kur në bluzën e saj lexohej një frazë nga dedikimi i mëparshëm për Pique, “Te quedo grande” – “Isha e madhe për ty”.
Karol G realizoi ëndrrën e saj për një duet me Shakirën në një këngë që për 15 orë ka grumbulluar më shumë se 21 milionë shikime. Teksti thumbues dhe dy vajzat tejet provokuese kanë ngjallur interes në publik.
Shakira ka bërë bujë të madhe mediatike me këngën e saj më të fundit, ‘Session Vol.53’ në bashkëpunim me producentin argjentinas Bizarrap. Kënga, përmes së cilës ajo synon të thumbojë ish-partnerin Gerard Pique, u bë hiti më i dëgjuar në gjuhën spanjolle në Spotify.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat