Basha me të rinjtë në Qytetin Studenti: Vendimi për mësimin online i pabesë, studentët nuk u njoftuan në kohë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të hënën një takim me të rinj në Qytetin Studenti.
Kryedemokrati ndau me studentët shqetësimin e këtyre të fundit për mësimin online, vendim sipas tij i pabesë.
Z. Basha tha se studentët nuk u njoftuan në kohë për zhvendosjen e mësimit online, në një kohë që shumica e tyre kishin paguar konviktet dhe shtëpitë me qira.
“Qeveria i ka braktisur të gjithë. ju të gjithë keni bërë shpenzime përpara se të fillonte viti i ri shkollor. Të tjerët kanë paguar shpenzimet e shtëpisë, qiranë. Ka një mungesë totale pandjeshmërie.
Kjo situatë duhej bërë e ditur më herët në mënyrë që të paktën të mos shpenzonit”, tha kryedemokrati.
Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë për mungesë përgjegjshmërie në menaxhimin e pandemisë, ku problemi më i madh sipas tij është mungesa e testimeve.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë