Vata tregon rastin: Një i mitur donte të vetëvritej pas publikimit të një videoje
Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata deklaroi se nuk duhej publikuar videoja ku disa adoleshente në Tiranë, po dhunonin një bashkëmoshatare të tyre.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Vata tregoi rastin kur u publikua një video me disa të mitur dhe njëri prej tyre, i cili u identifikua, donte të vetëvritej.
Sipas Vatës, nëse fëmija e identifikon veten e tij pas publikimit të videos, mund të ndërmarrë veprime që mund ta dëmtojnë.
“Nga eksperienca ime personale, në linjën e këshillimit për fëmijë, pas publikimit të një situate të tillë, ku janë identifikuar fëmijët me figurë dhe me zë, fëmija ka tentuar të kryejë vetëvrasje, vetëm nga publikimi i pamjeve.
Nëse ne identifikojmë fëmijët, e ka lehtësisht ai të identifikojë veten e vet, të ndihet keq dhe të kryejë veprime të cilat mund ta dëmtojnë veten e tij. Pra, gabim shkolla, gabim policia dhe gabim media”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus