Vata: Për shkak të Tik-Tok kemi 2 vetëvrasje, kemi bërë kërkesë në AMA që të mbyllet

25 Shkurt 2023 | 21:31

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata thotë se Tik-Tok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Vata u shpreh për shkak të këtij aplikacioni, në Shqipëri janë kryer dy vetëvrasje.

Ndër të tjera, Vata nënvizoi se një vit më parë, është bërë kërkesë në AMA për mbylljen e Tik-Tok, por nuk u dha asnjë përgjigje.

“Tik-Toku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur.

Të gjitha ndodhin në Tik-Tok. Në Shqipëri, për shkak të Tik-Tok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pasi...
00:08 | 08/06/2026

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai tha se rezultati konfirmon se...
00:07 | 08/06/2026

Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se ka shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke e cilësuar rezultatin preliminar si fillim...
23:40 | 07/06/2026