Berisha: Korrupsioni qeveritar shqiptar dhe ai ndërkombëtar u bënë një
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk ka ndodhur ndoonjëherë në Europë që korrupsioni qeveritar shqiptar dhe ai ndërkombëtar të bëhen një.
Sipas Berishës synimi i këtij bashkimi është luftimi dhe asgjësimi i forcës politike pro perëndimore të Shqipërisë.
“Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar,” – u shpreh Berisha.
Kryedemokrati theksoi se tashmë në Shqipëri po jetohet monizmi për herë të dytë. Sipas tij, ndryshe nga monizmi bazuar në luftën e klasave, monizmi sot bazohet te krimi, sundimi i korrupsionit dhe drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut