Doganë dhe urë e re me Malin e Zi, Shqipëria firmos 9 marrëveshje në Podgoricë
Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvillojnë këtë të hënë një mbledhje të përbashkët për të firmosur 9 marrëveshje dy-palëshe. Mes tyre, pritet hapja e një pike të re kufitare dhe ndërtimi i një ure mbi Bunë.
Dritan Abazoviç pret këtë të hënë kryeministrin Edi Rama në Podgoricë. Takimi mes dy homologëve merr rëndësi të veçantë, pasi në të do të përfshihen edhe ministrat e qeverisë të Malit të Zi dhe Shqipërisë për të bashkëpunuar në një sërë fushash.
Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez do t’i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë–Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.
Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që do të firmosen nga Rama e Abazoviç.
Të tjerat që do të nënshkruhen nga ministrat respektiv përfshijnë memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.
Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
Me gjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk