Përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi
Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.
Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.
Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që u firmosën nga kryeministri Rama dhe Abazoviç.
Marrëveshjet e tjera u nënshkruan nga ministrat respektivë, ku përfshihen memorandume në fushën e energjsë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.
Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
Megjithë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur